Zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të parët votuan holandezët dhe britanikët

24.05.2019 17:55

Numri më i madh i votuesve të vendeve anëtare të BE-së do të votojnë të dielën....

Numri më i madh i votuesve të vendeve anëtare të BE-së do të votojnë të dielën edhe pse askush nuk priste që britanikët do të votojnë në këto zgjedhje pas Brexit-it. Mbetja e Britanisë në BE sigurisht se do shkaktojë probleme shtesë pas zgjedhjeve, sidomos pas dorëheqjes së Tereza May-it.

Holandezët kanë bërë edhe befasinë e parë edhe përskaj të gjitha parashikimeve laburistët e Frans Timermans  Zëvendëskryetari i Komisionit Evropian dhe kandidat i socialistëve për kryetar të socialistëve për kryetar të Komisionit Evropian fituan para populistëve. Një prej temave kryesore të zgjedhjeve ishin ekologjia, kriza klimatike dhe tatimi i ndërmarrjeve të mëdha.

“Mendoj se ka shumë zgjedhje. Shpresoj se në mënyrë progresive do të tatimohen fillimisht ndërmarrjet e mëdha”,- u shpreh një votues.

“Jam këtu të votoj për zgjedhjet parlamentare të Evropës. Prioritet i Komisionit të ardhshëm evropian duhet të jetë në sferat e ekologjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm”,- theksoi një votuese.

“Gjëja e parë që ne duhet ta bëjmë është kriza klimaterike. Asgjë nuk është më me rëndësi se udhëheqja me krizën klimatike dhe ky është prioriteti im absolut. Mendoj se kryetari duhet personalisht të udhëheq këtë luftë për shkak të krizës klimatike, po ai po ashtu duhet të marrë pjesë në krijimin e një Evrope sociale, duke u kujdesur që ndërmarrjet e mëdha të paguajnë tatim dhe të mbetemi të gjithë bashkë, kjo është më e rëndësishmja për vitin e ardhshëm”,- deklaroi zëvendëskryetari i KE-së, Frans Timermans.

Në vendvotimet në Francë ka 34 lista kandidatësh për 79 vende deputetësh nga Franca.

Fushata zgjedhore ishte e përkushtuar në problemet e brendshme të vendit që u shndërrua në referendum kundër politikave të kryetarit Makron dhe mbledhjes nacionale të Marin le Pen.

Këshilltari i mëparshëm i Donald Trampit, Stiv Danon, i cili e përkrah Marin le Pen konsideron se këto zgjedhje në Francë janë ndër më të rëndësishmet nga të gjitha tjerat që mbahen në BE dhe nga rezultati i tyre varet e ardhmja e BE-së. (Flutura Latifi, TVM2)