Senati amerikan konfirmon: Kate Mary Burns ambasadore në RMV
Senati amerikan e konfirmoi emërimin e Kate Mary Burns....

Senati amerikan e konfirmoi emërimin e Kate Mary Burns si ambasadore e re në Maqedoninë e Veriut.
Burns si ambasadore në Shkup vjen pas shërbimit të saj si zëvendëskryetare e misionit amerikan në Athinë, ndërsa ka një karrierë 26 vjeçare në diplomaci.
Më parë, ishte përfaqësuese e përhershme e Misionit të SHBA-ve në OSBE në Vjenë. Ambasadori i deritanishëm amerikan, Xhes Bejli, nga funksioni u largua në muajin shkurt të këtij viti.
Burns para Komisionit për politikë të jashtme në Kongres ka deklaruar se përmes Marrëveshjes së Prespës, krerët politikë të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë i kanë tejkaluar çështjet e vështira historike, duke u fokusuar në të ardhmen dhe progresin, ndërsa vendi është në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s.
