Botë

Indi: Shkolla përfshihet nga flakët, vdesin 19 nxënës

25.05.2019 12:54

Të paktën 19 nxënës kanë vdekur pasi një shkollë në Indi është përfshirë nga flakët...

Disa prej tyre u hodhën nga ndërtesa në qytetin e Surat, ndërsa tymi i zi shihet duke dalë nga dritaret.

Shumica e viktimave ishin adoleshentë që studionin në qendrën e shkollimit. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Zyrtarët thanë se flakët u përhapën nëpër klasa për shkak të çatisë, ndërtuar me material që merr zjarr shpejt.

Të paktën 20 nxënës të tjerë u lënduan rëndë dhe po trajtohen në një spital në Gujarat.

Të gjithë të vdekurit ishin nën moshën 20 vjeç dhe shumë prej tyre u bllokuan brenda, sepse zjarri filloi pranë shkallëve, raportoi Reuters.

Kanë nisur hetimet mbi incidentin dhe një raport pritet të dalë brenda tre ditëve, tha zëdhënësi i zyrës së kryeministrit në Gujarat, Vijay Rupani.