Botë

Proteston opozita në Shqipëri, 1500 efektivë policie në gatishmëri

25.05.2019 14:25

Në Shqipëri sot do të mbahet protesta e opozitës...

Në gatishmëri për protestën janë vënë rreth 1500 efektivë policie, gjithashtu edhe policë civilë.
 
Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama nga pushteti dhe krijimin e një qeverie tranzitore.
 
Ndërsa Kryemininstri ka bërë thirrje për dialog, duke hedhur poshtë çdo mundësi për dorëzimin e qeverisë.
 
Protesta kombëtare e opozitës pritet të vazhdojë sot dhe të zgjasë pa ndërprerje deri më 30 qershor.
 
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u bëri thirrje dje qyetarëve protestues që të distancohen nga aktet dhunës.
 
Në godinat qeveritare marrja e masave paraprake për sigurimin e perimetrit rrethues, nisi dy ditë para protestës kombëtare.
 
Tek Kryeministria dhe Parlamenti, që orët e para të mëngjesit të së enjtes, u vendosën gardhe metalike dhe shtyllat u lyen me graso.