Maqedoni

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, pension për prindër të fëmijëve me pengesa

25.05.2019 16:55

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftojnë se me reformën sociale avancohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta...

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftojnë se me reformën sociale avancohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta, por edhe personat që kujdesen për to.
 
Tani theks i veçantë  do ti kushtohet shërbimeve që përmirësojnë mbështetjen dhe kujdesin, por edhe që do ta rrisin pavarësinë e personave me nevoja të veçanta dhe përfshirjen e tyre në shoqëri.
 
Me këto ndryshime vendosen dy shërbime tërësisht të reja për personat me aftësi të kufizuara – Asistim personal dhe shërbimin Kujdes vendor.
 
"Vendosim edhe kompensim të përhershëm për prindin, i cili është kujdesur për fëmijën me aftësi të kufizuara deri në moshën 26 vjeçare pa e akomoduar në institucion.Të drejtë për këtë kompensim do të kenë prindërit të cilët janë të papunë dhe nuk shfrytëzojnë të drejtë të pensionit. Kompensimin do të mund ta shfrytëzojnë,pasi t’i kenë mbushur 62 vjet për femra, gjegjësisht 64 vjet për meshkuj. Me ligjin e ri e zhvillojmë edhe shërbimin për refuzimin e kujdesit familjar i cili do të sigurojë kujdes afatshkurtër të anëtarëve të varur nga familja për shkak të pushimit, nevojave personale dhe profesionale të anëtarëve të familjes të cilët kujdesen për ta" informojnë nga Ministria.
 
Nga Ministria e punës dhe politikës sociale sqarojnë se me Ligjin e ri ,shfrytëzimi i kësaj të drejtë zgjerohet edhe për personat me aftësi të kufizuara intelektuale, ndërsa shtesa për kompensim për pagë për orar të shkurtuar të punës për prindin i cili ruan fëmijë me aftësi të kufizuara rritet deri në 50 për qind nga neto paga mesatare.
 
Ata shtojnë se në kontinuitet punohet në avancimin e të drejtave të personave me nevoja të veçanta në harmonizim me rregullat e Konventës për të drejtaat e personave me nevoja të veçanta.
 
FLORA LATIFI