Maqedoni

Shënohet dita e policisë në Dibër

25.05.2019 17:14

Me rastin e Ditës së Policisë, sot në oborrin e SHF "PENESTIA" – në Dibër...

Me rastin e Ditës së Policisë, sot në oborrin e SHF "PENESTIA" – në Dibër, u vendosën një pjesë e paisjeve te Ministrisë së Punëve të Brendëshme dhe u zhvilluan disa ushtrime taktiko-demonstruese nga ana e pjesëtarëve të MPB-së.
 
Ministri i Punëve të brendshme Oliver Spasovski tha se kjo realizohet për qëllimin e ritjes së partneritetit dhe  bashkëpunimit mes qytetarëve dhe policisë për të patur një siguri më të madhe në qytet dhe në tërë vendin.
 
Ministri Spasovski vlerësoi lartë sigurinë në vend dhe presim që me të njëjtin ritëm të vazhdon edhe mëtutje.
 
“Kemi gjendje të qetë, stabile dhe të volitshme të sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe presim që një trend i këtillë të vazhdojë edhe më tutje. Pason periudha e antarësimit të maqedonisë së veriut në Nato, që është me rëndësi historike për realizimin e interesave tona kombëtare, presim shumë shpejt hapjen e bisedimeve për antarësim në Bashkimin evropian, zakonisht standardet evropiane do të jenë pjesë e jetës tonë, ndërsa me investimin në policinë maqedonase në trajnime dhe në paisje përforcohet mundësia për rritjen e sigurisë në vend dhe me këtë kontribuojmë edhe për sigurinë në rajon”, shprehet Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
 
Kohëve të fundit kemi bashkëpunim të shkëlqyer jo vetëm me me fqinjët por me të gjitha policitë e rajonit dhe me të gjitha shtete anëtarë të Bashkimit Europian nënvizoi Spasovski.
 
Maqedonia është shteti i parë që ka lidhur bashkëpunim me Agjensionin për roje kufitare e ashtuquajtur Fronteks.
 
Në Fund Ministri Spasofski për çështjen e migrantëve ilegal tha se ky nuk është proces i përfunduar që do të thotë se mund edhe të mar intensitet të ritjes.