Botë

Shpërthim në Lyon të Francës, policia fillon hetimin për sulm terrorist

25.05.2019 17:39

Policia francezë është në ndjekje të një bombarduesi të dyshuar të valixhes e cila shpërtheu mbrëmë në qytetin Lion të Francës...

Nga ky shpërthim u lënduan 13 persona. I dyshuari është parë në video kamerat e sigurisë duke lënë një thes përpara një furre buke pak para shpërthimit.

Shumica e të lënduarve sipas Reuters janë shtruar në spital për tretman të lëndimeve për të cilat autoritetet e sigurisë thonë se janë të lehta.

Presidenti Emmanuel Macron e cilësoi incidentin si një “sulm”. Prokurorët e Parisit kundër terrorizmit hapën një hetim pasi policia tha se po e trajtonin shpërthimin si një vrasje në tentativë dhe Ministri i Brendshëm Christophe Castaner u drejtua për në skenë.

I dyshuari pjesërisht i maskuar u shfaq në kamerat e sigurisë deri sa ecte me biçikletë në vendin e ngjarjes, para se të linte një qese jashtë Brioche Doree.

Burimet e policisë e përshkruan sulmuesin e dyshuar si një mashkull evropian ose afrikano-verior, të veshur me pantallona të shkurtra, një shami të gjelbër ushtarësh apo një mbulesë koke dhe syze të errëta.

Forcat policore në të gjithë Francën janë udhëzuar të rrisin sigurinë në vendet publike.