Botë

Trump arrin në Japoni pavarësisht tensioneve në fushën e tregtisë

25.05.2019 19:24

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka arritur në Japoni në një vizitë zyrtare...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka arritur në Japoni në një vizitë zyrtare, e cila me gjasë do të shfaqë lidhjet e forta ndërmjet Uashingtonit dhe Tokios, pavarësisht tensioneve në fushën e tregtisë.

Vizita e Trumpit në Japoni është pjesë e përpjekjeve të kryeministrit Abe, që sipas analistëve, e kanë kursyer Japoninë nga veprimet hakmarrëse nga Trumpi.

Presidenti amerikan ka refuzuar kërcënimin për të vendosur tarifa mbi importet e pajisjeve automobilistike japoneze.

Ndërkaq, tarifat e SHBA-së ndaj importeve të aluminit dhe çelikut japonez, vazhdojnë të jenë në fuqi.

Trump po ashtu gjatë kësaj vizite do të bëhet lideri i parë i huaj, i cili do të takohet me perandorin e ri japonez, Naruhito, që prej se ai trashëgoi fronin një muaj më parë.