Maqedoni
Metodologjia e re për çmimin e benzinave, Ramadani: KRRE çdo të hënë me çmime të reja
26.05.2019 13:20
Nga e hëna, Komisioni Rregullator përsëri do të ketë fjalën e fundit rreth çmimit me të cilin do të shiten karburantet në pompat e benzinës...

Nga KRRE-ja thonë se kjo metodologji do të garanton çmime më të lira të derivateve të naftës në pompat e benzinës, që nga dita e parë e praktikimit të saj.
“Çmimet për një nuancë të vogël do të jenë më të ulëta, tani të hënën presim ulje të çmimeve. Edhe pse kishte rritje në bursat botërore, metodologjia e re lejon që të kemi çmime paksa më të ulëta se me metodologjinë e vjetër”, shprehet nënkryetari i KRRE-së, Kushtrim Ramadani.
Për dallim prej Metodologjisë së vjetër kur çmimet përcaktoheshin në dy javë, me këtë metodologji çmimet e derivative do të përcaktohen çdo të hënë. Nënkryetari i komisionit rregullator për energetikë Kushtrim Ramadani informoi se si do të llogaritet çmimi i derivateve të naftës me metodologjinë e re.
“Në këtë çmim përmbahen këto elemente, çmimi i naftës dhe derivateve të naftës në bursat botërore, mandej e kemi kursin mesatar të denarit ndaj dollarit, e kemi një premi që e paguajnë tregtarët gjatë importit të naftës, mandej e kemi një margjinë për tregëti me shumicë dhe një margjinë për tregëti me pakicë, dhe çmimet e transportit”, thekson Ramadani.
Komisioni Rregullatorë vendosi për rritjen e marzhit të shitjes me pakicë nga 3.2 deri 4.6 denarë për litër, por është dukshëm më i vogël se propozimi i shitësve të derivateve të naftës për ta bërë atë nga 6 në 6 e gjysmë denarë për litër. Marzhi me shumicë do të jetë 1.2 denarë dhe nga transporti në vend 0.75 denarë për litër benzinë.
“Me këtë, praktikisht përfundon tregu i liberalizuar i naftës dhe derivateve të naftës, ku kompanitë e këtij sektori vet i përcaktonin çmimet”.
ERSAN PAJAZITI
