Maqedoni

Përgjimet e paligjshme, Avziu: Mjetet përgjuese janë shpërndarë ndër vite

26.05.2019 14:05

Dekani i fakultetit jurdik pranë UT-së Qebir Avziu, konsideron se përgjmet e paligjshme edhe për një kohë mund të jenë të pranishme...

Dekani i fakultetit jurdik pranë UT-së Qebir Avziu, konsideron se përgjmet e paligjshme  edhe për një kohë mund të jenë të pranishme  në shoqërinë tonë për shkak siç thotë, të shpërndarjes pa kontroll të mjeteve përgjuese ndër vite.
 
Çështje tjetër brengosëse, sipas tij  është  fakti që paisjet  përgjuese vazhdojnë edhe më tej të shiten nëpër tregjet on-line, shprehet  Avziu në “Intervistën  javore” për TVM-2.
 
“Gjatë viteve të kaluara në Maqedoninë e Veriut janë shpërndarë një numër I madh i mjeteve të sofistikuara të përgjimit, qoftë nga ana e shtetit qoftë nga ana e personave privat. BLIC Ju shumë  thjeshtë mund të futeni edhe “Pazar 3” dhe të shikoni se në mënyrë ilegale shiten mjete të kësaj natyre dhe aty mund të bleni mjete  të sofistikuara për shumë pak para, dhe  pastaj mund të përgjoni dhe të ndiqni me GPRS lëvizjet e një qytetari në një territor të caktuar”, shprehet dekani i fakultetit juridik pranë UT-së, Qebir Aviziu.
 
A u përket përgjieve dhe publikimit të paligjshëm të tyre, Avziu  shton se pakoja  e re e ligjeve nga sfera e  sigurisë, mund të garantojë  vendosje të rendt sepse e njejta parashikon aplikimin e masave të sofistikuara për zbulimin edhe të detajeve  për mënyrën dhe kohën  kur është bërë përgjimi. 
 
“Jo vetëm që tashmë do të mund të përgjohen qytetarët por tani më do të jetë e mundshme që të futesh  për shembull në lap topin, në celularin e qytetarëve dhe të mund të kontrollohet dokumentacionet mbrenda tyre,që mund të shihen për shembull fotografitë, madje të merret fotografija dhe të vërtetohet ku dhe kurrë është bërë e njëjta.Mund të jetë e bërë para 3 vjetëve në Spanjë dhe ta tregon saktë vendin ku është bërë. Është aq e sofistikuar teknologjia sa që të tregon çfarë shkalle e ke mbajtur celularin nëse ke bërë ose jo selfie ose nëse dikush tjetër të ka fotografuar, çfarë tipi i aparatit kamerës ka qenë, dhe sa ka qenë distanca dhe pozita dhe gjitha këto materijale mund të shërbehen si provë në procedurë gjyqësore”, thekson Aviziu.
 
Sa i përket zbulimit të identitetit të profilit “Ilija Gromovnik” i cili publikon video materiale të paligjshme nëpë  rrjetet ruse, për disa funskionarë, Avziu thotë se do të jetë shumë vështirë, pasi që vendi akoma nuk posedon një  teknogji të tillë. 
 
Sipas tij, Rusia asnjëherë nuk do të shprehë gatishmëri për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës  së institucioneve  për vendndodhjen e saktë të  adresës së IP-së.
 
REXHEP QAMILI