Maqedoni
Vaksincë përkujtohet Fadil Nimani – Tigri
26.05.2019 14:27
Në fshatin Vaksincë të komunës së Likovës, përmes një tubimi përkujtimor, u përkujtua vepra dhe sakrifica e gjeneral Fadil Nimani – Komandant Tigri...

Për të nderuar jetën dhe veprën e Komandant TIGRIT dhe kontributin e tij dhënë gjatë luftimeve të vitit 2001 midis forcave të UCK-së me forcat e sigurisë së Maqedonisë, kishin ardhur familjar, invalid e bashkluftëtar nga të gjitha trojet shqipare.
“U jetësoft amaneti i Fadil Nimanit dhe gjithë dëshmorëve të mbar kombit shqiptar, lavdi dëshmorëve”, u shpreh para të pranishmëve Nuan Nimani, familjar i Fadil Nimanit – Komandant TIGRI.
“Ju e dini se lufta e vitit 2001 në mbar zonën e karadakut u zhvillua me shumë beteja të UCK-së kundër forcave Sllavo-maqedonase, kësaj lufte të lavdishme dhe këtyre betejave të pabarabarta e që zhvilloheshin dhëmb për dhëmb me armikun në vijën e parë të frontit, na priu si gjithnji komandanti sy patrembur Fadil Nimani TIGRI”, theksoi mes tjerash Naim Alili, bashkluftëtar.
“Ai, në luftë e UCK-së, në operacionet që ndërmorri për të mbrojtur shqiptarët në Kosovë, dëshmoi përgatitjen e tij ushtarake ku u emërua edhe si komandant e më vonë morri nofkën komandant TIGRI, Fadili me shokë iu bashkun idealit të clirimit të tokave dhe popullit shqiptar sin ë Kosovë por duke vazhduar vullnetin liridashës edhe jashtë kufijve administrativ të Kosovës, pra këtu në trojet shqiptare”, theksoi mes tjerash Haxhi Shala, bashkluftëtar.
Në fund, të pranishmit bënë homazhe para shtatores së Fadil Nimani – Komandant TIGRI, dhe dëshmorëve të tjerë në varrezat e dëshmorëve të fshatit Vaksincë.
FATLUM AQIFI
