Maqedoni

Reformat sociale, nga e mërkura dorëzohen kërkesat për ndihmë

26.05.2019 15:47

Nga dita e mërkurë personat me rrezik social do të mund të paraqiten në Qendrat për punë sociale...

Nga dita e mërkurë personat me rrezik social do të mund të paraqiten në Qendrat për punë sociale që ti marrin kompenzimet e reja të parapara me reformat sociale informoi Ministra e punës dhe politikë sociale Milla Carovska.
 
Thirrja u dedikohet të gjithë atyre që deri më tanë kanë shfrytëzuar ndihmë sociale ,amvisri me fëmijë të cilët janë me një pagë minimale ,prindër të papunësuar të cilët kanë ruajtur fëmijë me nevoja ndërsa janë mbi 62 vjet për ferma dhe 64 për meshkuj,personat mbi 65 vjet të cilët nuk kanë realizur të drejtën e pensionit për shkak se nuk kanë pasur vitë të mjaftueshme të shërbimit përfshi këtu edhe ato pa as një ditë pune.
 
Pagesa e së drejtës sociale sipas ligjit të ri fillon gjatë muajit të arrdhëshëm ndërsa ndihma rritet për 300 %.
 
“Fusim një standart të ri në mbrojtjen sociale dhe dalja nga varfëria ka të bëjë për të gjitha kategoritë e qytetarëve edhe ato që janë të aftë për punë dhe ato që janë të rritur dhe nuk kanë as një lloi transferi ,por më shumë fokusohet në varfërinë e fëmijëve sepse ai është më e shtrejtë për të gjitha shtetet.Jam e lumtur që fillojmë me reformën me të cilën rrth 30 mijë familjeve do tu ndihmojmë të dalin nga varfëria.Me këtë reform garantojmë një jetë më të denjë për katëgoritë e prekura dhe aktivizim në tregun e punës të atyre që janë të aftë për punë”, shprehet Ministra e punës dhe politikë sociale Milla Carovska.
 
Carovska theksoi se me këtë reform një familje katër antarëshe me dy fëmijë në shkollë do të marrë kompenzim prej 10 mijë e 600 denarë.
 
Kjo është një pako familajrë që i përfshin të ardhurat minimale të garantuara,shtesat për fëmijë dhe arsim si dhe shtesat për energji.Enjejta familje deri më tani ka marrë ndihmë sociale rreth 3000 mijë denarë theksoi Carkovska.
 
Ndërkaq me reformën për personat e moshuar ,kompenzimi mujor është 6000 mijë denarë dhe pritet ta shfrytëzojnë reth 6000 mijë persona.
 
Shtesën për fëmijën e tretë do ta marrin vetëm ata që marrin më pak para, ndërsa kjo është të ardhura të përgjithshme nga 12 mijë denarë, ka theksuar ministrja e punës dhe politikës sociale Milla Carovska.
 
FLROA LATIFI