Maqedoni

Një autobus i vendit tonë aksidentohet nën një urë në Plovdiv

26.05.2019 17:06

Një autobus nga Maqedonia e Veriut është përplasur në një urë në Pllovdiv...

Deri te aksidenti ka ardhur pasi që shoferi nuk e ka parë shenjën që tregon lartësinë maksimale të mjeteve të transportit që mund të kalojnë nën urën e qytetit.

Siç publikoi sot televizioni bullgar “Nova”, në autobus ka pasur dy shoferë, të cilët nuk kanë marrë lëndime të rënda.

Pas aksidentit është dëmtuar pjesa e sipërme e autobusit, ndërsa disa dritare janë thyer.

Testi për praninë e alkoolit  në gjak për të dy shoferët ka qenë negativ.