Botë

Peru: Tërmeti me magnitude 8,2 shkakton dëme materiale

26.05.2019 18:19

Një tërmet shumë i fuqishëm me magnitudë 8.2 ka goditur sot Perunë...

Lëkundjet e fuqishme janë ndjerë pothuajse në të gjitha vendet e amerikes së jugut, nga Ekuadori në Brazil deri në Kolumbi.

Epiqendra e tërmetit, e regjistruar nga qendra sizmiologjike peruane, ka qenë në Perunë qendrore, në zonën e Rezervës natyrore të Pacaya-Samiria.

Sipas Institutit ndërkombëtar të gjeofizikës dhe vulkanologjisë, tërmeti është regjistruar rreth ora 9:40 e mëngjesit të së dielës me orën tonë.

Zona e goditur nga tërmeti është një zonë e mbrojtur e ndodhur në rajonin e Loreto dhe pjesa më e madhe përbëhet nga pyje. Epiqendra ka qenë në thellësinë 134 kilometra.

Qendra paralajmëruese e Cunameve tha se nuk kishte rrezik për cunam pas tërmetit. Deri tani nuk është raportuar për viktima, por vetëm dëme materiale.