Maqedoni

Shkollat: probleme me transportin, Dehari kërkon ndihmë

03.09.2014 16:06

Viti shkollor në Kërçovë ka nisur me problemet e transportit të nxënësve në dy shkollat e mesme të qytetit...

Drejtuesit e shkollës së mesme “Drita”, vendosën mbrëmë që transporti i nxënësve nga vendbanimi i tyre e deri në shkollë dhe anasjelltas të bëhet me vetëfinancim nga ana e prindërve.
 
Kjo është një zgjidhje e përkohshme që do të realizohet vetëm gjatë muajit shtator, kur pritet të përfundojë procedura e tenderimit nga ana e Komunës. Ky vendim i është kumtuar edhe kreut të Kërçovës, Fatmir Deharit.
 
Dehari, ndërkohë kërkon ndihmë nga Pushteti Qendror për tejkalimin e kësaj situate. Sipas tij, keqqeverisja në të kaluarën e ka lënë Komunën me 1 milion e 600 mijë euro borxh dhe kjo shton vështirësitë në mbarëvajtjen e procesit mësimor.
 
Gjatë takimeve me të gjithë drejtorët e shkollave, Dehari kërkoi që të rritet sistemi i kontrollit, cilësia në arsim dhe bashkëpunimi konstruktiv për efikasitet dhe mbarëvajtje të procesit arsimor. 
 
SHABAN DALIPI