Botë
Zgjedhjet në PE, Greqia drejt zgjedhjeve të parakohshme
27.05.2019 11:27
Kryeministri grek, Alexis Tsipras, tha mbrëmjen e së dielës se do të kërkojë nga Presidenti të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare....

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, tha mbrëmjen e së dielës se do të kërkojë nga presidenti të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Deklarata e Tsiprasit vjen menjëherë pas konfirmimit se partia e udhëhequr prej tij, SYRIZA, pësoi një disfatë në zgjedhjet për Parlamentin Europian këtë të diel. Fitimtare me 9 pikë përqindje doli partia konservatore, Demokracia e Re.
“Protothema” raporton se gjatë një konference për shtyp në Athinë mbrëmjen e së dielës, Tsipras tha se do të kërkojë zgjedhje të parakohshme menjëherë pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen javën tjetër. Kryeministri grek tha se rezultati i zgjedhjeve, ishte nën pritshmërinë e partisë së tij.
