Botë

Irak, dënim me vdekje për tre francezë pjesë të ISIS

27.05.2019 12:52

Tre francezë janë dënuar me vdekje nga një gjykatë në Irak, të akuzuar si pjesë e militantëve të Shteti Islamik...

Tre të dënuarit janë në mesin e 12 shtetasve francezë që janë kapur në Siri nga luftëtarët që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara dhe në muajin shkurt janë dërguar në Irak për t’u gjykuar. Franca ende nuk ka reaguar lidhur me vendimin e gjykatës në Bagdad.
 
Gjykatat në Irak deri më tani kanë gjykuar qindra militantë të huaj, por asnjëri prej tyre deri më tani nuk është ekzekutuar. Grupet për të drejtat e njeriut kanë kritikuar ashpër gjykimet e tilla, duke thënë se shpesh dënimet mbështeten në prova rrethanore, apo nga pranimi i fajit gjatë torturës.