Ekonomi

KRRE, çmime të reja me rregullore të re

27.05.2019 18:33

Komisioni Rregullator për Energjetikë tani më ka miratuar metodologjinë e re për llogaritjen e çmimeve të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator për Energjetikë tani më ka miratuar metodologjinë e re për llogaritjen e çmimeve të derivateve të naftës dhe duke filluar prej sot çdo të hëne do t’i caktojë çmimet e shitjes me pakicë të derivateve në vend.

Me vendim të KRRE-së, prej sonte në mesnatë, një litër naftë do të shitet për dy denarë më lirë, ndërsa çmimi i benzinës bie nga një denarë për litër.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 do të jetë 71 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 73 denarë për litër, ndërsa dizeli lirohet për dy denarë dhe do të kushtojë 64 denarë një litër.

Sipas rregullave të reja, ky çmim do të jetë i vlefshëm deri të hënën tjetër.

Vendimi i sotëm i Komisionit vjen pas një muaji, një periudhë në të cilën vetë kompanitë e kishin përcaktuar çmimin e derivateve, sepse ndryshimet në ligj nuk kishin hyrë në fuqi.