Ekonomi

17.600 kërkesa për shlyerjen e borxheve deri tani

03.09.2014 16:40

Ministria e Financave, ka nënshkruar sot marrëveshjet për shlyerjen e borxheve për kategoritë sociale të qytetarëve me kompanitë...

Ministria e Financave, ka nënshkruar sot marrëveshjet për shlyerjen e borxheve për kategoritë sociale të qytetarëve me kompanitë, të cilat pranuan të marrin pjesë të njëhershme në projektin e Qeverisë për shlyerje të huave.
 
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavrevski, ka deklaruar se interesimi i qytetarëve është shumë i madh dhe numri i kërkesave deri më sot ka arritur në 17 600. 
 
“Kemi shkallë të lartë të interesit të qytetarëve për këtë projekt dhe presim që deri më 12 tetor, deri kur zgjat paraqitja, të kemi numër të konsiderueshëm të qytetarëve, të cilët në mënyrë shtesë do të parashtrojnë kërkesa. Kjo do të thotë se do të përmbushen pritjet për jehonë masive të qytetarëve, të cilët bëjnë pjesë në kategoritë adekuate”- deklaroi zëvendëskryeministri i Financave, Zoran Stavrevski.
 
Në këtë projekt janë kyçur të gjitha bankat në vend, të cilat në suaza të aktiviteteve të tyre janë të gatshme të hyjnë në fazën e ardhshme.
 
“Shuma me të cilën do të inkuadrohemi në projekt akoma nuk është konstatuar në mënyre precize, megjithatë ajo do të varet nga aplikimet e qytetarëve të interesuar, por ajo shumë, sipas vlerësimeve në suaza të Shoqërisë Bankare, nuk paraqet shumë e cila në çfarëdo qoftë mënyre do të bëjë ngarkesë në bilancin e bankave, kështu që sistemi bankar e mban qëndrueshmërinë e bilanceve të tyre”- theksoi Maja Stevkovska–Shterieva nga Shoqëria Bankare. 
 
Këtë projekt të Qeverisë e kanë vlerësuar edhe përfaqësuesit e ELEM-it, EVN-së dhe Odës së Përmbaruesve.
 
Në këtë masë të Qeverisë janë përfshirë marrësit e ndihmës sociale, personat e papunë më gjatë se 12 muaj, por që vazhdimisht kërkojnë punë dhe personat të cilët për raste të vdekjes ose ndonjë sëmundjeje të rëndë në familje nuk kanë mundur t’i paguajnë detyrimet e tyre. 
 
MEFAIL ISMAILI