Thirrje publike për furnizim me vepra audio-vizuele për vitin 2019

23.05.2019 14:13

THIRRJE PUBLIKE
Për furnizim me vepra audio-vizuele për vitin 2019
10.05.2019
N.A: 03-1793/5

N.P. “Radio Televizioni i Maqedonisë” , fton të gjithë, shtëpitë e produksionit ose autorët e pavarur, qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që kanë ide kreative për  projekte programore të përshtatshme për nevojat e Servisit Publik, të aplikojnë në thirjen për blerje të projekteve të gatshme apo për  ko-produksion të projekteve televizive.  

 

Program i ofruar duhet të jetë universal dhe i larmishëm. Propozim projektet duhet të jenë të zhanreve  dhe formateve të ndryshme dhe të përfshijnë përmbajtje edukative, për fëmijë, emisione informative, sportive, zbavitëse, dokumentarë, seriale vendore etj.

 

Të gjitha aplikimet duhet të përmbajnë:

- paraqitjen në thirrjen publike;

-përshkrim të projektit;

-qëllimet dhe detyrat;

-sinopsis të shkurtër;

-mënyrën e realizimit;

-mënyrën e emetimit;

-kalkulimin financiar;

-dhe të gjitha të dhënat e tjera për subjektin juridik apo personin fizik që aplikon në këtë thirrje publike ( nga Regjistri Qëndor e jo më të vjetër se 6 muaj).

Projektet që nuk përbajnë qoftë edhe një nga dokumentet e kërkuara, nuk do të merren parasysh.

Aplikimi me të gjitha dokumentet e sipërërmendura , duhet të futen në një zarf dhe të dorëzohen të mbyllura,  me mbishkrimin: “Paraqitje në bazë të thirrjes  publike,  për furnizim me përmbajtje programore ”,

në adresën e mëposhtme;

Radio Televizioni i Maqedonisë

 bul. “Goce Dellçev”-nr 18

1000 Shkup

ose në Arkivin e RTM-së

Konkursi publik  ka si qëllim promovimin dhe afirmimin e vlerave të shoqërisë sonë dhe synon të përfshijë të gjitha sferat e jetës.

 

Ju falenderojmë për interesimin e treguar dhe për kontributin që jepni në krijimin e ofertës së përbashkët programore të Radio Televizionit të Maqedonisë.