Ekonomi
Rritja ekonomike, Tevdovski: Presim t’i tejkalojmë pritshmëritë. Beshovska: Të vazhdohet me këtë tempo
28.05.2019 15:51
Të gjitha indikacionet flasin se ky vit do të jetë vit i ekonomisë. Ministri i financave, Dragan Tevdovski...

Të gjitha indikacionet flasin se ky vit do të jetë vit i ekonomisë. Ministri i financave, Dragan Tevdovski, theksoi se bazuar në rezultatet e para pret që zhvillimet në ekonomi t’i tejkalojnë projeksionet e Qeverisë, ndërsa investimet kapitale që realizohen nga Ndërmarrja “Rrugët shtetërore” janë trefish më të mëdha se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar.
“Investimet kapitale para së gjithash në rrugët shtetërore të cilat realizohen përmes ndërmarrjes për rrugë shtetërore, ka realizim të shkëlqyer, në kuartalin e parë ajo është 3 herë më shumë sesa periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Rritja e fuqishme e prodhimtarisë industriale e cila është 8,8 për qind, pastaj kemi import të fuqishëm dhe pritjet tona janë se ky vit do të jetë shumë më pozitiv se viti i kaluar se si lëviz ekonomia në tërësi”,- tha ministri i financave, Dragan Tevdovski.
Edhe nga Banka Popullore inkurajojnë të vazhdohet me këtë tempo të aktivitetit ekonomik për të pasur në fund rezultatet e pritura.
“Të dhënat për tremujorin e parë të vitit ende nuk janë publikuar. Megjithatë, treguesit afatshkurtër që janë në dispozicion, siç janë të dhënat për prodhimin industrial, tregtinë, të dhënat monetare, në përgjithësi tregojnë se duhet vazhduar me aktivitetet ekonomike”,- u shpreh guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angeolska Beshovska.
Këto komente u bënë gjatë aktivitetit për ngritjen e vetëdijes për arsimim më të lartë financiar që u organizua nga Ministria e Financave, qëllimi i së cilës është ndërgjegjësimi dhe mbrojtja e konsumatorëve gjatë shërbimeve financiare.
ZEKIRIJA MEXHITI
