Maqedoni
Zaevi takoi Sharecin, kërkoi mbështetje nga Sllovenia për në NATO dhe BE
28.05.2019 17:49
Kryeministri, Zoran Zaev, ka kërkuar nga homologu i tij slloven që së bashku me partnerët evropianë ta përkrahin vendin tonë në marrjen e datës për fillimin e bisedimeve...

Zaev ka thënë se me të drejtë vendi meriton negociatat me BE-në, ndërsa argument për këtë, sipas tij, është arritja e marrëveshjes me Greqinë dhe asaj me Bullgarinë, realizimi i reformave dhe kujdesi për elementin multietnik të shtetit.
“Pas Marrëveshjes së Prespës, pas Marrëveshjes së Bullgarinë, integrimit të të gjithë shoqërisë sonë përmes konceptit "Një shoqëri për të gjithë", si shoqëri multietnike, me të vërtetë edhe me realizimin e reformave meritojmë vazhdim të procesit, pas 14 viteve me status kandidat, ndërsa ajo është fillimi i bisedimeve me BE-në”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
Integrimi i Ballkanit Perëndimor është në të mirë të rajonit, por edhe vet BE-së, ka thënë kryeministri slloven, Sharec, duke e cilësuar Maqedoninë e Veriut më progresiste në rajon.
“Sllovenia dhe disa shtete tjera, mendojmë se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, para së gjithash për Maqedoninë e Veriut, siç është thënë se ka bërë progres të madh, është me rëndësi të madhe për ne, si për zhvillimin e rajonit, po ashtu edhe për zhvillimin e përgjithshëm të BE-së”,- theksoi kryeministri i Sllovenisë, Marjan Sharec.
Ndërkohë, ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov, është takuar me ministrat e shteteve të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor, në Bratislavë me të cilët ka biseduar për situatën politike në vend dhe ka shprehur pritshmëritë nga vendet anëtare të BE-së për t’i dhënë vendit dritë jeshile për fillimin e bisedimeve.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
