ShBA: Tornadoja lë pa energji elektrike 5 milionë njerëz
Një numër i madh njerëzish janë lënduar dhe pesë milionë kanë mbetur pa energji elektrike...
Një numër i madh njerëzish janë lënduar dhe pesë milionë kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e tornados dhe stuhisë së fuqishme që ka përfshirë shtetet Ohio dhe Indiana në SHBA.
Shërbimi Kombëtar i Meteorologjisë ka bërë të ditur se tornadoja dhe stuhia ka shkaktuar dëme në këto dy shtete, duke njoftuar se shumë persona kanë mbetur të lënduar në qytetin e Dayton-it në Ohio.
Zyrtarët njoftuan se afërsisht pesë milionë persona kanë ngelur pa energji elektrike. Siç shkruajnë mediat lokale, janë dëmtuar 500 vetura të brendeve Chevrolet dhe Toyota në parkingun e Jefferson City.
Pronari i firmës, Jay Sneider, tha se kishte 750 makina të gatshme për shitje në parking dhe uragani "kurseu" rreth 250 automjete.
Ai vlerëson se dëmet janë të paktën 15 milionë dollarë, por nuk përjashton mundësinë që pas një inspektimi të detajuar ato të rriten deri në 30 milionë.
Siç njoftohet, autoritetet do të bëjnë vlerësimin e dëmeve në Celina, New Madison, Laura, Dayton dhe Laurelville.
Ndryshe, dy persona humbën jetën si pasojë e tornados dhe stuhisë së fuqishme në qytetin El Reno të Oklahoma-s në fundjavë, ku u shkaktuan dëme serioze dhe u raportua për mbi dhjetë persona të zhdukur apo të lënduar.
