MAQEDONI

Lehtësohen procedurat administrative

03.09.2014 17:19

Ministria e Shoqëri Informatike, ka vendosur të bëjë modernizimin e procedurave administrative në komunikimin qytetarë-institucion edhe atë në formë elektronike.....

Ministri i resorit, Ivo Ivanovski, thotë se për këtë reformë administrative nuk do të bëhet plotësim-ndryshim i Ligjit aktual, por do të propozohet Ligj i ri.

"Me Projekt-Ligjin e ri, për të lehtësuar komunikimin në mes qytetarëve dhe institucioneve nëpërmjet përdorimit të postës elektronike, kjo do të thotë se secili institucion ligjor duhet t’i lejojë qytetarët që të marrin kërkesat përmes e-mailit, si dhe për t'iu përgjigjur me e-mail. Qytetarët do të mund të zgjedhin se në çfarë forme duan të komunikojnë, vetëm me e-mail apo me pjesëmarrje fizike”- deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike, Ivo Ivanovski.

Ligji i ri për Procedurë të Përgjithshme Administrative, do të mundësojë që qytetarët të marrin informacione, paralajmërime, njoftime, mendime të ekspertëve nga ana e institucioneve shtetërore dhe publike. (Afrim Tanallari, TVM2)