Osmani nga Kroacia: Data, nxitje për të gjithë Ballkanin Perëndimor
Nga Kroacia, ku gjendet për vizitë zyrtare, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani...

Nga Kroacia, ku gjendet për vizitë zyrtare, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, deklaroi se perspektiva e qartë europiane për Ballkanin Perëndimor do të thotë siguri dhe stabilitet afatgjatë për të gjithë rajonin, që është sigurisht interes jo vetëm brenda vendeve të Ballkanit, por prioritet edhe për rajonin më të gjërë, por edhe për gjithë Evropën.
Në takimin me kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Kroacisë, Domagoj Ivan Millosheviq, dhe me Marija Pejqinoviq-Buriq - ministre për punë të jashtme dhe çështje evropiane, Osmani potencoi se Maqedonia e Veriut është partneri më stabil i Unionit në promovimin dhe zgjerimin e idesë evropiane në Ballkan.
“Jemi bërë shembull në rajon për atë se si ndërtohet kompromisi, por edhe si mbahet fokusi i fortë drejt agjendës reformuese, në përputhje me detyrimet e ndërmara të partnerëve evropianë”,- theksoi Osmani, duke iu referuar fillimit të negociatave për anëtarësimin në Union, si rend logjik që do të paraqesë sinjal të qartë edhe për vendet tjera të rajonit, për mënyrën në të cilën realizohen perspektivat evropiane.
