Maqedoni
Akuzoi drejtoreshen e Gjinekologjisë, Filipçe shkarkoi Valon Belën nga posti i drejtorit
28.05.2019 18:57
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka shkarkuar drejtorin ekonomik të spitalit shtetëror për Gjinekologji dhe Obstetrikë, Valon Belën...

Shkarkimi erdhi menjëherë pasi drejtori ekonomik, Valon Bela, dje akuzoi drejtoreshën e klinikës shtetërore për Gjinekologji dhe Obstetrikë, për keqpërdorim të pozitës zyrtare, për krim dhe nepotizëm.
Bela pas takimit me ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçen, dhe drejtoreshën e Gjinekologjisë, më pas dorëzoi deri në Prokurorinë Publike denoncimin për keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga drejtoresha e Klinikës.
