Maqedoni

Pendarovski dekretoi ligjet nga fusha e sigurisë

28.05.2019 19:18

Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski, ka dekretuar ligjet për koordinim të komunitetit kundërzbulues dhe Ligjin për Agjencinë e Sigurisë Nacionale...

Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski, ka dekretuar ligjet për koordinim të komunitetit kundërzbulues dhe Ligjin për Agjencinë e Sigurisë Nacionale për shpalljen e tyre në Gazetën Zyrtare.
 
Ligjet të cilat u votuan javën e kaluar në Kuvend janë tepër të rëndësishme për realizimin e reformave në shërbimet e inteligjencës, që njëherit ishin pjesë e rekomandimeve të PRIBE-së.
 
Me Ligjin për koordinim të komunitetit kundërzbulues, tani më formohet Këshilli i posaçëm për  koordinim, i cili do t’i zbatojë propozimet e trupit më të lartë të sigurisë - Këshillit për Siguri Nacionale.
 
Në Këshillin për koordinim do të përfaqësohen të gjitha institucionet që kanë kompetenca në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ndërsa me Ligjin për Agjencinë e Sigurisë Nacionale në mënyrë precize rregullohet grumbullimi i të dhënave dhe informatave të rëndësishme për sigurinë dhe mbrojtjen e shtetit.
 
REXHEP QAMILI