Maqedoni
KRRE, ulen çmimet e benzinës dhe naftën
28.05.2019 19:47
Pas një pauze të detyrueshme dyjavore, Komisioni Rregullator i Energjisë përcaktoi çmime të reja, të cilat...

Pas një pauze të detyrueshme dyjavore, Komisioni Rregullator i Energjisë përcaktoi çmime të reja, të cilat, sipas metodologjisë së re, çmimet e derivateve të naftës ulen - benzina për një denarë dhe nafta për dy.
Me këto çmime ballafaqohen edhe qytetarët tanë. Ata thonë se nuk janë të kënaqur me këto çmime, edhe pse janë ulur pak, ata mendojnë se çmimet aktualisht janë të ngritura për një standard si vendi ynë.
“66 denarë! Këta e shohin standardin e Europës me 100 euro rrogë. E tepërt është kjo me çmimet e naftës”,- tha një qytetar.
“E merr e çon njërin deri në pazar edhe aty mbetet. Nuk mundesh të dalësh tre orë të tëra nga pazari, nafta po digjet. Nafta është e shtrenjtë, por për dikë është lirë”,- u shpreh një qytetar.
Për çmimoren e re të derivateve të naftës kanë reaguan nga kompania e Makpetrolit, edhe atë menjëherë pasi Komisioni Rregullator i kumtoi çmimet e reja të derivateve.
Nga Makpetrol pretendojnë se nëse çmimet e benzinave do të formuloheshin dhe përcaktoheshin nga vetë tregtarët, atëherë dallimi do të ishte gjysmë denari më lirë për një litër benzinë.
Kjo kompani kërkon që shteti të reduktojë fitimet dhe të punojë në favor të qytetarëve dhe kompanive.
Nga ana tjetër nga Komisioni Rregullator i Energjetikës sqarojnë që në përllogaritjen e çmimeve të reja janë marrë në konsideratë çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror dhe kursin e këmbimit të dollarit në periudhën shtatëditore.
Duhet të theksohet se tani e tutje këto çmime të karburanteve që do të formohen një herë në javë do të jenë maksimale, kjo nënkupton që shitësit me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës mund të formojnë çmimet me të cilat do të shesin lëndët djegëse dhe më të ulëta se ato të deklaruarat.
SEDAT SELIMI
