Maqedoni

Komisioni i Mandatit dhe Imunitetit debaton për marrjen e mandatit të Gruevskit

29.05.2019 11:27

Anëtarët e Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit sot duhet të debatojnë për propozimin për marrjen e mandatit të deputetit, Nikolla Gruevski.....

Deputetët do të vendosin për propozimin për shkak të mungesës së paarsyeshme të Gruevskit më shumë se gjashtë muajt, ndërsa në bazë të njoftimit nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, të dorëzuar më 15 maj të vitit 2019. 
 
Seanca për marrjen e mandatit të Gruevskit filloi javën e kaluar, por nuk përfundoi për shkak të dorëheqjes së deputetit dhe kryetar të komisionit, Pavle Bogoevski. Sipas nenit 59 nga Rregullorja kuvendore, për deputetin i cili pa arsye ka munguar nga seancat e Kuvendit më shumë se gjashtë muaj, kryetari i Kuvendit e ka njoftuar Komisionin për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit.
 
Propozim për marrjen e mandatit të deputetit në këtë rast, parashtron Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, në afat prej 15 ditëve nga dita e marrjes së njoftimit nga kryetari i Kuvendit, ndërsa në propozimin e tij për marrjen e mandatit të deputetit, Kuvendi zhvillon debat në seancën e parë të ardhshme. Për marrjen e mandatit është e nevojshme që propozimin ta mbështesin dy të tretat e deputetëve ose 80 vota “për”.