Maqedoni
Zaev dhe Sugareski në hapjen e autostradës Prishtinë - Shkup
29.05.2019 11:49
Kryeministri, Zoran Zaev, së bashku me ministrin e transportit dhe lidhjeve, Goran Sugareski....

Kryeministri, Zoran Zaev, së bashku me ministrin e transportit dhe lidhjeve, Goran Sugareski, sot do të marrin pjesë në solemnitetin me rastin e lëshimit në përdorim të aksit të fundit rrugor “Arbër Xhaferi” i cili i lidh kryeqytetin e Kosovës me kufirin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Punët ndërtimore të pjesës së Kosovës të autostradës Prishtinë - Shkup kanë përfunduar dje, ndërsa pjesëmarrjen në solemnitetin e sotëm në afërsi të vendkalimit kufitar Bllacë, e konfirmuan tre krerët më të lartë kosovarë – presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, kryeparlamentari, Kadri Veseli, dhe kryeministri, Ramush Haradinaj.
Si mysafir në këtë solemnitet krahas kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq. Kryeministri i Kosovës, Haradinaj, krahas Zaevit dhe Markoviqit, në inaugurimin e autostradës “Arbër Xhaferi” ka ftuar edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, megjithatë sipas mediave të Kosovës, ai me siguri nuk do të marrë pjesë në solemnitet.
