Maqedoni
Reforma sociale, prej sot fillojnë kërkesat për të drejtat e reja
29.05.2019 12:16
Të gjithë personat të cilët janë në rrezik social, sot mund të paraqiten në qendrat kompetente për punë sociale....

Të gjithë personat të cilët janë në rrezik social, sot mund të paraqiten në qendrat kompetente për punë sociale, të parashtrojnë kërkesa në mënyrë që të mund t’i marrin kompensimet e reja të parapara me reformën sociale.
Pagesa e të drejtave sociale, sipas ligjeve të reja, fillon gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa ndihma rritet për rreth 300 për qind. Me reformën, brenda vitit në buxhet janë paraparë dy miliardë denarë.
Sipas MPPS-së, me reformën janë përfshirë të gjithë të cilët deri më tani kanë marrë ndihmë sociale, amvisëritë me fëmijë të cilët janë me një rrogë minimale, prindër të papunë të cilët kanë ruajtur fëmijë me pengesa, ndërkaq janë mbi 62 vjeç për grua dhe 64 për burrë, dhe persona mbi 65 vjeç të cilët nuk kanë realizuar të drejtën e pensionit të moshës, për shkak se nuk kanë mjaft vite stazh pune. Me reformën sociale, MPPS pret të tërhiqen mbi 30.000 amvisëri nga varfëria.
