Botë
Komunat veriore të Kosovës, policët e arrestuar sot dalin para gjykatësit
29.05.2019 12:57
19 zyrtarët policorë të arrestuar dje në komunat veriore të Kosovës në aksionin e policisë anti-kontrabandë....

19 zyrtarët policorë të arrestuar dje në komunat veriore të Kosovës në aksionin e policisë anti-kontrabandë, do të dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë. Zenel Bahtiri, Ramadan Rrustemi, Ali Pllana, Jasno Doroviq, Albert Maxhuni, Reshat Kuqi, Izet T., Krista Subotiq, Milja Mileneviq, Besim Merovci, Biljan Medelkoviq, Verelub Dimitroviq, Dejan Spasojeviq, Bozide Milosavoviq, Zvezdan Spasojeviq, Abdurrahim Hoxhiq, Oliver Kozmanoviq, Ana Bosovie Baraq dhe Blagoje Lazoviq, dyshohen për disa vepra penale.
Operacionit policor të realizuar dje i ka paraprirë një hetim disamujor i IPK-së, PK-së, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në: “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si: “kontrabandim me mallra”, “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “dhënie e ryshfetit”, “tregti e ndaluar” etj.
