Botë
Greqi, shtyhet data e zgjedhjeve të parakohshme
29.05.2019 14:22
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi do të mbahen më 7 korrik...

Data e zgjedhjeve u vendos pas konsultimeve mes kryeministrit Tsipras me ministrin e arsimit, me qëllim që të mos pengohen provimet e maturës.
Nga qeveria në Athinë konfirmojnë se nuk do të ketë asnjë dorëheqje të kryeministrit Tsipras apo qeveri teknike.
Zgjedhjet e reja në Greqi u imponuan nga rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Europian të dielën, që nxorën si parti të parë Demokracinë e Re opozitare.
