Maqedoni

Komercializimi i ideve, 487 aplikime të pranuara në thirrjen publike

29.05.2019 16:49

487 kompani kanë aplikuar në Fondin e Inovacionit këtë vit, që do të thotë se interesi i kompanive është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar.

Në këtë thirrje për komercializimin e invoaciioneve janë siguruar 105 milion euro dhe parashikime se do të ketë 2.726 vende te reja pune.
 
Sipas Drejtorit të Fondit, Jovan Despotosvski, thirrja e parë publike përfundon më 15 maj. Është planifikuar një total prej 10.5 milion euro për komponentin për komercializimin e inovacioneve dhe përveç kësaj, duhet të ketë një tjetër në shtator.
 
“Rezultatet e vlerësimit priten në mes të korrikut dhe kontratat e para do të nënshkruhen në gusht ose shtator. Gjithashtu do të behën përpjekje për të rritur sasinë e mbështetjes për kompanitë, sepse kjo është një nga masat më efikase të politikës ekonomike të Qeveria”,- deklaroi drejtori i Fondit për Inovacione, Jovan Despotovski.
 
“Kemi fituar aplikacione cilësore, do të shohim se si do t'i shpërndajmë ato dhe do të përpiqemi të përcaktojmë sa më shumë që të jetë e mundur mjetet përmes programeve të lejuara dhe pa ribuxhetim për të siguruar fonde. Do të ketë një sfidë, jo te ne, jo në Fond, jo në kabinetin tim, por për ekspertët që do të duhet të vlerësojnë projektet për të zgjedhur projektet më të mira”,- deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
 
Aktivë më së shumti edhe këtë vit mbeten kompanitë e IT-së me 126 aplikime, por po rritet edhe interesimi i industrive tradicionale. Për herë të parë, pjesëmarrja në thirrje u lejohet gjithashtu institucioneve private të kujdesit shëndetësor, prej të cilave ka 35 aplikues. Projektet e investimeve të vitit të kaluar arritën në 52 për qind dhe këtë vit ata janë dyfishuar. Vlera e aplikimit vitin e kaluar ishte mesatarisht 115 mijë euro dhe këtë vit është 215 mijë.
 
SEDAT SELIMI