Maqedoni

Sigurimet, rritje e ofertave dhe e polisave të sigurimit

29.05.2019 18:02

Shoqatat e sigurimit, kuartalin e parë të këtij viti e kanë përfunduar me rritje të numrit të kontratave si dhe me rritje të premisë...

Sipas të dhënave nga Agjencia për supervision të sigurimit, është shënuar rritje prej 5.36% për dallim nga viti i kaluar.
 
Me këtë është rritur oferta e përgjithshme e tregut të sigurimeve me çmime më të përshtatshme për shfrytëzuesit. Shënon rritje edhe sigurimi i pronave nga qytetarët, dyfish janë rritur sigurimet për jetën, por edhe ato në bujqësi.
 
“Në pjesën e sigurimit jojetësor, është realizuar premi në vlerë prej 2.09 miliard denarë, që paraqet rritje prej 2.58% në krahasim me vitin e kaluar. Përderisa në numrin e marrëveshjeve të kyçura ka rritje prej 12.5%, kjo tregon se oferta e përgjithshme është rritur me çmime më të volitshme për të siguruarit”,- deklaroi kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Supervision të Sigurimit, Klime Poposki.
 
“Grupet e tregut të sigurimeve me një traditë të madhe po hyjnë në tregun e brendshëm, që do të thotë shërbime më të mira sigurimi për qytetarët dhe ekonominë”,- tha kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Supervision të Sigurimit, Klime Poposki.
 
Deri te Agjencia për Supervision kanë arritur 30 ankesa, të cilat më së shumti kanë qenë për sigurimin e veturave.
 
Në tregun e sigurimit janë në dispozicion 16 shoqata për sigurim, 11 nga të cilat punojnë në sigurimin jojetësor dhe 5 sigurim jetësor.
 
BELINDA KOKA ADEMI