Botë
Raporti për Shqipërinë, Qeveria: Konfirmim për punën e bërë. Opozita: Konkluzionet e raportit, problematike
29.05.2019 18:29
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, i ka dorëzuar progres raportin e Shqipërisë...

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, i ka dorëzuar progres raportin e Shqipërisë, ku jepet rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Rama e Soreca e shohin këtë vendim të Komisionit Europian si afirmim të përmbushjes së detyrave të shtëpisë nga ana e Shqipërisë, thanë se ka ende punë për t’u bërë.
“Përsëri Komisioni ka konfirmuar progres dhe bazuar në fakte, shifra, analiza ka rirekomanduar çeljen zyrtare të negociatave. Shqipëria de facto ka filluar procesin screeningut, që është një proces që nis pas çeljes zyrtare të negociatave. Pra, Shqipëria nuk ka humbur asnjë minutë. Hapi i dytë konfirmues është Këshilli Europian. Por, dallimi është i qartë. Në hapin e parë gjykimi është objektiv. Në hapin e dytë gjykimi është politik. Për këtë arsye, në këtë kohë të mbetur do të bëjmë gjithçka që të influencojmë gjykimin politik”,- tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama i drejtori edhe një tjetër thirrje publike opozitës për t’u kthyer në rrugën e arsyes për të mirën e Shqipërisë.
"Por, opozita i sheh problematike konkluzionet e progres-raportit. Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, tha se mazhoranca ka refuzuar bashkëpunimin kombëtar me opozitën për integrimin europian të vendit”,- tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ambasadori Soreca ia ka dorëzuar progres raportin edhe presidentit, Ilir Meta, dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
LULJETA NDOKA
