Maqedoni

Aleanca për Shqiptarët: Raporti nuk dëshmoi asnjë rezultat të prekshëm

29.05.2019 19:20

Aleanca për Shqiptarët megjithëse mirëpret rekomandimin e Komisionit Evropian...

Aleanca për Shqiptarët megjithëse mirëpret rekomandimin e Komisionit Evropian, thekson se ai nuk përbën ndonjë përparim të madh që duhet të kremtohet nga koalicioni qeverisës, pasi KE ka dhjetë vjet që vazhdimisht rekomandon hapjen e negociatave.

“Pavarësisht nga toni i tij tepër pozitiv, Raporti i progresit 2019 nuk arrin të dëshmojë ndonjë rezultat të prekshëm rreth kushteve të vendosura në konkluzionet e Këshillit të qershorit 2018. Ekziston rrezik real që mosveprimi i qeverisë të sanksionohet nga udhëheqësit e BE-së, në kontekst të rritjes së ndjenjave anti-zgjerim në vendet anëtare të BE-së, që shpjegoi vendimin e KE-së për të shtyrë publikimin e paketës së zgjerimit deri pas zgjedhjeve evropiane. Dështimi i pushtetit LSDM-BDI për t’i hapur negociatat për anëtarësim këtë verë duhet të hapë rrugën për krijimin e një qeverie teknike për të përgatitur vendin për zgjedhje të parakohshme, si parakusht për krijimin e një koalicioni vërtet reformist, i cili ka fuqinë dhe vullnetin politik për të materializuar perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut”,- thuhet mes tjerash në reagimin e ASh-së.