Botë

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Ukrainë

30.05.2019 14:03

Një helikopter ushtarak Mi-8 u rrëzua gjatë stërvitjeve në perëndim të Ukrainës...

Një helikopter ushtarak Mi-8 u rrëzua gjatë stërvitjeve në perëndim të Ukrainës, duke shkaktuar vdekjen e të katër anëtarëve të ekuipazhit.
 
Lajmi u konfirmua të enjten nga zyra për media e Forcave Tokësore të Ukrainës.
 
Sipas saj, Forcat Tokësore e kanë humbur kontaktin me helikopterin të mërkurën mbrëma, në orën 23:27, sipas kohës lokale.
 
Agjencitë e zbatimit të ligjit ndodhen në vendin e ngjarjes në rajonin Rivne.
 
Duke reaguar ndaj lajmit, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha përmes një postimi në Twitter se "nuk është një mëngjes i mirë".
 
Ai e urdhëroi shefin e ushtrisë së Ukrainës, gjeneralin Ruslan Khomchak, "të hetojë rrethanat e tragjedisë"./evropaelire