Maqedoni

Pamje shqetësuese kanë dalë në mediat amerikane ku duket një njeri që i vë vetes flakën dhe ecën me qetësi në afërsi të Shtëpisë së Bardhë

30.05.2019 15:49

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski, ka akuzuar kryeministrin Zaev se derisa “argëton” qytetarët...

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski, ka akuzuar kryeministrin Zaev se derisa “argëton” qytetarët me kombinatorikat brendapartiake e me “fshesë” në kabinetin e tij qeveritar, në ekonomi vazhdojnë rezultatet negative dhe standardi i qytetarëve është çdo ditë e më i ulët.
 
“Kryeministri Zaev bën ndryshimin e funksionarëve partiakë me qëllim që të anashkalojë përgjegjësinë e tij për dështimet politike dhe ekonomike dhe të njëjtit njerëz vazhdojnë të drejtojnë shtetin. Asnjë paradë nuk mund të fshehë faktin se investimet kapitale në 4 muajt e parë janë tepër të ulëta dhe arrijnë në 9.83% nga investimet e planifikuara për gjithë vitin. Këto realizime janë më të ulëta edhe se ato të një viti më parë kur për të njëjtën periudhë u realizuan 10.96% e investimeve të planifikuara”,- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-SË, Hristian Mickovski.
 
Mickovski akuzon se buxheti për investime kapitale harxhohet për gjëra të tjera sipas principit “ta kalojmë edhe një ditë pastaj mendojmë për nesër”. Nuk ka investime në spitale e shkolla, as në infrastrukturë, që është kushti themelor për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.
 
“Ekipi ekonomik i qeverisë është ekipi më i pasuksesshëm në historinë e vendit. Niveli i ulët i investimeve kapitale është fakti që flet për paaftësinë e kësaj qeverie. E këtë paaftësi nuk ka fshesë që ta fshehë, nuk mbulohet me syze rozë e as me metoda të zbrazëta Pi-Ar-I”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski. 
 
Maqedonia meriton më shumë drejtësi dhe punë, që të sjellë standard dhe sukses për të gjithë qytetarët. 
 
REJHANE BUSHI METAJ