Zaev prononcohet për shkarkimin e Belës: ishte në mesin e drejtorëve që duhej shkarkuar. Bela: Përse mu vazhdua mandati u. d. drejtor ekonomik?
Kryeministri, Zoran Zaev, ka komentuar shkarkimin e drejtorit e ekonomisë në Klinikën e Gjinekologjisë, Valon Belës...

Kryeministri, Zoran Zaev, ka komentuar shkarkimin e drejtorit e ekonomisë në Klinikën e Gjinekologjisë, Valon Belës, duke theksuar se ai është në mesin e atyre drejtorëve që ishin pjesë e debatit për ndryshime.
Ai me siguri kur ka kuptuar se do të shkarkohet, ka marrë një veprim të tillë. Pjesën e disa rasteve për implikime në kriminalitet, organet e hetuesisë do të kontrollojnë, duke filluar nga Zoran Zaevi dhe vazhduar tutje në hierarkinë e ekzekutivit.
Thelbi për të vepruar kështu nga drejtori ka filluar atëherë kur e kanë njoftuar njerëzit e tij se do të shkarkohet, ka thënë Zaev.
Ka reaguar i apostrofuari, Valon Bela, i cili ka theksuar se pas reagimit të kryeministrit punët po bëhen edhe më interesante.
“Involvimi i kryeministrit Zaev tregon qartazi se rrënjët e krimit shkojnë shumë larg. Nëse mua më është bërë e ditur se do të shkarkohem, përse mu vazhdua vendimi si ushtrues detyre drejtor ekonomik në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë? Faktet po kundërshtojnë deklarimet frustruese të kryeministrit Zaev. Nëse ju emëroni një filologe të diplomuar për motër kryesore në një institucion kaq të rëndësishëm, atëherë shtrohet pyetja: “kush tallet me këtë institucion? Ky veprim ka pasoja penale dhe ngjashëm sikur me ish drejtorin e Kadastrës, avancimi i tillë duhet të marrë epilog penal”,- thekson Bela.
