Botë

Përplasen dy anije në Danub, dy të vdekur e 21 të zhdukur

30.05.2019 20:03

8 persona kanë humbur jetën, pasi dy anije u përplasën në lumin Danub gjatë natës së kaluar ne Hungari...

Varka u përmbys, pasi që ajo u godit nga një anije e madhe luksoze, e cila, sipas mediave hungareze, peshonte rreth 1000 ton.
 
Policia hungareze hapi një hetim për rastin. Pothuajse 21 pasagjerë u zhdukën, ndërkohë që kërkimi për të mbijetuarit e mundshëm po vazhdon akoma me ekipe të specializuara me 96 zjarrfikës. 
 
“Po kërkojmë 21 persona. Në pyetje u morën edhe udhëtarët e anijes më të madhe dhe nëntë dëshmitarë. “Silen” është anija hungareze, kurse anija “Viking” është pronë e një kompanie suedeze. Kapedani i anijes është një ukrainas dhe posedon të gjitha lejet dhe certifikatat e duhura”,- tha nëpunësi policor, Adrian Pal.
 
Në anijen e vogël kishte 33 turistë jugo-koreanë dhe stafi dy anëtarësh.
 
Ngjarja e përplasjes së anijeve u raportua në polici në orën 9:15. Mbeturinat e anijeve u gjetën thellë në shtratin e lumit Danub. 7 persona janë dërguar në spital me lëndime të lehta, ndërsa në rastin e 8 viktimave të tjera, rianimimi ka rezultuar i pasuksesshëm.
 
“Deri tani kemi hospitalizuar shtatë persona, pasi gjendja e tyre ishte stabilizuar në vend dhe pasi temperatura e trupit të tyre kishte rënë. Ambulanca deri tani mund të konstatojë vdekjen e tetë personave. Ka pasur përpjekje për t'i rianimuar ata, por për fat të keq ishin të pasuksesshme. Njësitë e ambulancës janë ende këtu në vend dhe operacioni udhëhiqet nga drejtori menaxhues”- tha drejtori i Ambulancës Kombëtare të Hungarisë, Pal Gyorfi.
 
“Drejtoria e Përgjithshme Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive ndihmon operacionet e kërkim-shpëtimit me 96 ekipe anëtare dhe gjithashtu organizatat e zhytjeve vullnetare kanë disa nga anëtarët e tyre si dhe zhytësit ushtarakë janë këtu për të dhënë ndihmë”,- tha zëdhënësi i Drejtorisë së Përgjithshme Kombëtare për Menaxhimin E Fatkeqësive.
 
Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut ka thënë se ministri, Kang Quang Da, do të mbërrijë në Budapest, sepse viktimat janë qytetarë të Koresë së Jugut.
 
BELINDA KOKA ADEMI