Maqedoni
Tetë aksidente në Shkup gjatë ditës së djeshme, me një të vdekur
31.05.2019 12:36
Një person ka vdekur kurse gjashtë tjerë kanë mbetur të lënduar me lëndime të lehta dhe të rënda...

Ky është epilogu i aksidentëve dje në Shkup, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup.
Në tre aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.
Gjatë 24 orëve të kaluara, 13 vozitës janë larguar nga komunikacioni pasi kanë vozitur nën ndikim të alkoolit.
Vetura e karrotrecit ka larguar nga rruga mbi 57 vetura.
