Botë
Afganistan, 4 të vrarë në sulmin mbi një autokolonë të NATO-s
31.05.2019 14:39
Të paktën katër persona të vrarë është bilanci i sulmit të kryer mbi një autokolonë të forcave të NATO-s në Kabul...

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Nasri Rahimi, tha se sulmi ka pasur për objektiv një autokolonë ushtarake që është sulmuar përmes një bombe të vendosur në një automjet.
Ai tha se informacionet e para flasin për katër njerëz të vrarë dhe tre të plagosur, megjithatë nuk mundi të konfirmojë nëse ka pasur të vdekur ose të plagosur në mesin e forcave të NATO-s.
Talebanët morën përgjegjësinë për sulmin, me pretendimin se kanë vrarë dhjetë ushtarë të NATO-s.
