Maqedoni

Ndryshime në Ligjin për turizëm, Bekteshi: Qytetarët do të dëmshpërblen në rast mashtrimi

31.05.2019 16:45

Me ndryshimet e reja në Ligjin mbi veprimtarinë e turizmit dhe hotelerisë, Ministria e Ekonomisë ka propozuar një sërë ndryshimesh...

Me ndryshimet e reja në Ligjin mbi veprimtarinë e turizmit dhe hotelerisë, Ministria e Ekonomisë ka propozuar një sërë ndryshimesh të cilat për qëllim kanë mbrojtjen e turistëve dhe rregullimin e kushteve në sferën e turizmit.
 
Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, theksoi se janë paraparë polisa sigurimi për aranzhmanet dhe sigurim bankar si formë dëmshpërblimi për qytetarët të cilët mund të mashtrohen dhe të mos marrin shërbimin e kërkuar nga agjencitë turistike.
 
“Është paraparë të ndryshohet mënyra e licencimit të agjencive turistike, pra do të ketë dallim mes tur operatorëve dhe agjencive turistike. Do të implementohet polisa të sigurimit për aranzhimet me të vetmin qëllim, që qytetarët të kenë më shumë siguri kur do të blejnë aranzhmane turistike jashtë vendit dhe në të njëjtën edhe për turistët e huaj në vendin tonë”,- tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Me ndryshimet e reja ligjore është paraparë edhe formimi i njësisë së re në Inspektoratin Shtetëror të Tregut, e cila do të bëjë kontroll në veprimtaritë turistike.
 
“Do të bëjmë dhomë të posaçme në Inspektoratin Shtetëror të Tregut ku do të realizohen trajnime për inspektorë të rinj të cilët do të jenë të përgatitur për kontrolle në këtë fushë, ashtu që do të kontrollohen edhe agjencitë turistike dhe hoteleritë”,- tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Bekteshi theksoi se në afat prej 7 ditësh të gjitha palët e përfshira duhet t’i dorëzojnë të gjitha propozimet dhe vërejtjet e tyre, ndërsa planifikohet që në fund të qershorit ligji të miratohet në seancë qeveritare e pastaj t’i dorëzohet Kuvendit.
 
ZEKIRIJA MEXHITI