Maqedoni

Grupi ndërpartiak për të drejtat e bashkësisë LGBT, më 21 qershor në Shkup mbahet parada e krenarisë

31.05.2019 17:10

Deputetët anëtarë të grupit ndërpartiak për të drejtat e bashkësisë LGBT, Ivana Tufekgjiç, Jagoda Shahpaska, Juliana Nikollova...

Deputetët anëtarë të grupit ndërpartiak për të drejtat e bashkësisë LGBT, Ivana Tufekgjiç, Jagoda Shahpaska, Juliana Nikollova, Nola Ismailovska Starova, Snezhana Kaleska Vançeva dhe Samka Ibraimovski realizuan takim me Stajan Runar Estigard, koordinator i programit ndërkombëtar të paradës së krenarisë dhe Antonio Mihajllov nga fronti subverziv, me qëllim që të shkëmbehet përvoja për organizimin e paradës së krenarisë.
 
Esigard theksoi se e tërë vëmendja është drejtuar nga RMV, ku për herë të parë do të mbahet parada e krenarisë. Ai potencoi se të gjitha partitë politike duhet të punojnë bashkërisht për krijimin e një hapësire të sigurt për bashkësinë, sepse bëhet fjalë për të drejtat e njeriut. 
 
Ndërkohë, deputetët e grupit ndërpartiak njoftuan për aktivitetet dhe rezultatet dhe çmimin e marrë përkrahësit e vitit nga OJQ-të.
 
Parada e krenarisë është caktuar për 21 qershor të vitit 2019 në Shkup dhe të pranishmit u dakorduan se roli i politikanëve është i rëndësishëm jo vetëm sa i përket sigurisë, por edhe për ngritjen e vetëdijes tek opinioni i gjerë. 
 
FLUTURA LATIFI