Maqedoni
Shoqata e Juristëve të rinj maqedonas: Viktimave nga krimi i dhunshëm duhet ndihmuar
31.05.2019 17:29
Funksionimi i mirë i sistemit të ndihmës juridike është i patjetërsueshëm për çdo shoqëri e cila është e bazuar në sundimin e së drejtës...

Është e nevojshme që kategorive të prekshme si dhe viktimave të veprave penale të dhunshme t’u mundësohet qasje më e lehtë deri tek ndihma juridike, pasi që e njëjta është e drejtë fondamentale.
Këto janë qëndrimet e pjesëmarrësve në promovimin e projektit për përkrahje juridike të viktimave të veprave të krimit të dhunshëm.
“Është paraparë në vet projektin si rezultat të sigurohet ndihmë për 480 viktima të veprave të dhunshme penale për të cilët do të merren informacione juridike, 240 viktima do të marrin këshillim gjithëpërfshirës juridik, ndërsa 12 viktima do të marrin përkrahje psiko-sociale, që nuk do të thotë se nuk do të tejkalohen numrat e paraparë”,- tha Svetllana Crvenkoska nga Shoqata e Juristëve të rinj maqedonas.
“Kontributin e saj Fshati i fëmijëve do ta mundësojë përmes vënies në dispozicion të resurseve dhe përvojën e saj përmes angazhimit të këshilltarëve për përkrahje psiko-sociale të cilët në bashkëpunim me ekipin e projektit do të kontribuojnë në realizimin e qëllimit specifik, i cili konkretisht ka të bëjë me përkrahjen psiko-sociale të viktimave”,- tha Juliaa Nakova nga Fshati i fëmijëve.
“Nga një rëndësi e veçantë për Ministrinë e Drejtësisë është të përmendet se miratimi i Ligjit për kompensim të viktimave nga vepra penale paraqet një nga prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë dhe i njëjti do të realizohet deri në fund të viti 2019”,- tha zëvendësministri i drejtësisë, Oliver Ristovski.
Përfaqësuesi i delegacionit Evropian në Shkup tha se Maqedonia ndan shumë pak mjete për këtë qëllim dhe se kjo qasje duhet të ndryshohet.
“Ndihmë juridike dhe këshillë duhet t’u mundësohet të gjithëve, ato është një nga vlerat themelore të njeriut. Duhet patjetër t’u mundësohet qasje në drejtësi të varfërve dhe të rrezikuarve”,- theksoi delegacion i BE-së në Shkup, Freek Janmaat.
Grupe specifike që ju nevojitet përkrahje janë fëmijët, persona me pengesa në zhvillim, persona në moshë dhe gratë viktimë e krimit të dhunshëm.
FLORIJE BELULI KAMBERI
