Maqedoni

Kanabisi mjekësor, prodhuesit kërkojnë ligj më të mirë

31.05.2019 18:07

Magazina të plota me lule dhe vaj të kanabisit në 23 kompanitë që merren me kultivimin e kësaj bime për qëllime mjekësorë në vend...

Ky është rezultat i punës së tyre dyvjeçare. Prodhimin nuk mund ta shesin as në tregun vendor apo të huaj për arsye se asnjë kompani nuk ka certifikatë europiane për kultivim dhe prodhim edhe përskaj asaj që kanë licencë të Maqedonisë. 
 
“Arsyeja pse nuk shitet vaji është se kompanitë nuk i plotësojnë kushtet për standardet europiane, sepse janë vendimtare për tregun europian. Ndërsa arsyeja pse lulja nuk shitet është se ligji nuk e lejon këtë. Kushtet që i kërkonte REPLEK ishin të barabarta me standardet e larta europiane. Justifikimi ishte se ky vaj do të shfrytëzohet për prodhime në vend dhe jashtë vendit”,- deklaroi   Bozhidar Koshca nga Këshilli Mbikëqyrës i Shoqatës MK Kanabis.
 
Investimi në këtë biznes kushton më shumë se 8 milion euro. Prodhuesit vërejnë se edhe ligji ka mangësi që duhet të mënjanohet. 
 
“Ne tani nuk e dimë cila është procedura e prodhimit, çka d.m.th. GP, të gjithë nga prodhuesit duhet mirë të definohen në ligj që të mos ketë probleme në të ardhmen fillimisht ta dimë se çka është kanabis mjekësor dhe çka është dallimi mes tij dhe kanabisit rekreativ. Nëse qeveria vendos ta lëshojë në përdorim kanabisin rekreativ, unë e përshëndes këtë nismë, po nga ana tjetër kjo gjë duhet të jetë e rregulluar shumë mirë përmes ligjit”,- tha kryetari i Shoqatës MK KANABIS, Kostadin Dukovski.
 
Prodhuesit paralajmëruan se do të formojnë institut hulumtues në të cilin do të punojnë ekspertë dhe do të dëshmojnë se si prodhimet e tyre do të ndikojnë në shërimin e sëmundjeve të caktuara. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI