Padi penale dhe dënime për kioskat që helmuan njerëzit
Dy padi penale dhe dënim në vlerë prej 6 mijë euro do të shqiptohet për kioskën për ushqim të shpejtë “Zhu-Zhu”, e cila, sipas autoriteteve shëndetësore, është fajtore për helmim të dhjetë personave deri më tani….

Padi penale do të ketë edhe ndaj kioskës “Stefani A” nga Draçeva, prej së cilës u helmuan 50 qytetarë. Inspektorati Shtetëror Sanitar do të parashtrojë kërkesë deri te Prokuroria Publike për Ngritjen e Padive Penale.
“Edhe në rastin e parë, por edhe në të dytin, Inspektorati Shtetëror Sanitar, në pajtueshmëri me nenin 64, nga Ligji për Mbrojtje të Popullatës nga Sëmundjet Infektive menjëherë i mbylli kioskat, me qëllim të ndërprerjes se numrit të të infektuarve nga të dyja subjektet juridike”- deklaroi nga Inspektorati Shtetëror Sanitar, Xhevxhes Shaqiri.
Lenta në të cilën është ndaluar puna në këtë kioska është zëvendësuar me shkrim, në të cilin thuhet se objekti rinovohet.
“Një nga paditë penale ka të bëjë edhe me heqjen e shenjës në të cilën ishte ndaluar puna në kioskë. Ndaj kioskës “Zhu Zhu” do të ketë padi penale edhe për faktin se nuk ka bërë kontrolle preventive të të punësuarve dhe nuk kanë bërë dezinfektim dhe deratizim të objektit”- theksoi Shaqiri.
Nga kioskat nuk deshën të prononcohen para kamerave, por thonë se analizat të cilat kanë arritur deri te ata, bëjnë të ditur se ata nuk janë fajtorë për helmimin. (Flutura Latifi, TVM2)
