Maqedoni

Padi e re për ngjarjet e “27 prillit”, PThP: 4 persona të dyshuar si organizatorë

31.05.2019 18:25

Prokuroria Publike e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ngriti akuza kundër katër personave në Gjykatën Themelore Penale...

Prokuroria Publike e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ngriti akuza kundër katër personave në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit për kryerjen e veprës penale “Kërcënim terrorist ndaj rendit dhe sigurisë kushtetuese”.
 
Në fillim të vitit 2017, pas negociatave të dështuara për të formuar qeverinë me qëllim të rrezikimit të rendit kushtetues dhe sigurisë së vendit të akuzuarit kanë përgatitur plan me akte të dhunshme për mos dorëzimin e pushtetit tek shumica e formuar parlamentare, njofton Prokuroria Publike.
 
Ata organizuan dhe materialisht mbështetën protestat masive të cilat kulmuan me hyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill 2017, duke kyçur të gjitha strukturat e partisë dhe mjetet materiale për të përmbushur qëllimin e më pas kanë mundësuar edhe uljen e vazhdueshme të numrit të policëve për sigurimin e protestuesve dhe ndërtesën e Kuvendit.
 
Ditën kritike kanë organizuar pa pengesë hyrjen masive në Kuvend, duke përfshirë edhe shoqatat patriotike dhe angazhimin e njerëzve për kryerjen e dhunës.
 
Nga Prokuroria thonë se gjatë trazirave dy të akuzuarit, për të fshehur gjurmët e krimit dhe ndërhyrjen e dhunshme brenda Kuvendit, urdhëruan të hiqen hard disqet nga kamerat e Kuvendit.
 
Duke vlerësuar se janë përmbushur bazat ligjore, prokurori publik kompetent deri tek gjykatësi paraqiti procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale - Shkup një propozim për zgjatjen e masës së arrestit shtëpiak për njërin të akuzuar, ndërsa për dy të akuzuarit tjerë është propozuar që masa e paraburgimit t’u zëvendësohet me arrest shtëpiak.
 
Në kumtesën e PP-së nuk theksohet identiteti i katër të akuzuarve për organizimin e ngjarjeve në Kuvend më 27 prill të vitit 2017. Për dhunën në Kuvend, më 15 mars të këtij viti me burg të përgjithshëm prej 211 viteve janë dënuar 16 persona.
 
LEUNORA KALIQI