Botë
Tragjedi në Cyrih, burri vret veten dhe dy gra
31.05.2019 18:47
Në Cyrih të Zvicrës, burri vret dy persona dhe më pastaj veten...

Policia zvicerane ka njoftuar se një person i armatosur në banesë ka rrëmbyer dy femra, dhe pas disa orëve që të tre janë gjetur të vdekur.
Burri rreth të 60-ve, mëngjesin e sotëm ka rrëmbyer dy gra, dhe është kërcënuar se do ti vret nëse nuk tërhiqet policia.
Pas tri orëve Zviceriani ka thënë se do të dorëzohet, mirëpo vetëm pas pak kohe janë dëgjuar të shëtna nga banesa ku ka qenë e rrethuar nga policia.
Pastaj policia ka hyrë brenda dhe ka gjetur të vrarë tre persona, si dhe armën me të cilën është kryer vrasja. Deri tani nuk dihen motivet e vrasjes dhe rrëmbimit pse ka ndodhur.
